Dy tërmete të fuqishëm 7 ballë “shkundin” ishullin e Kaledonisë së Re

136
Sigal

Tërmete të shumta dhe të forta goditën sot vendin ishullor të Kaledonisë së Re në Paqësorin Jugor, njoftoi Shërbimi gjeologjik i SHBA-së.

Tërmeti i fundit me magnitudë 7 ballë goditi vendin rreth orës 16:44 sipas kohës lokale. Më herët gjatë ditës, një tjetër tërmet me fuqi 6.9 ballë goditi ishullin rreth orës 07:56 të mëngjesit.

Epiqendra e dy tërmeteve ndodhi në një thellësi prej 10 kilometrash.

Ende nuk ka raporte për viktima apo dëme materiale nga tërmetet.