Presidentit Gjerman viziton kampin e refugjatëve

440
GJERMANI – Presidenti i Gjermanisë, Joachim Gauck ka zhvilluar ditën e sotme një vizitë në një kamp refugjatësh, ku u tregua i impresionuar nga gatishmëria e madhe për ndihmë.
Gjatë vizitës së tij në kamp nuk munguan edhe selfit (moda e fundit e të bërit fotografi). Ishte një refugjat sirian, ai i cili bëri një Sellfi me Presidentin Gjerman. Fotoja e Hassanit tashmë po bën xhiron e botës.
DW shkruan se ai i është mirënjohës Gjermanisë dhe shprehet në një anglishte të rrjedhshme madje me mirëkuptim për rezervat që kanë disa gjermanë.
42 vjeçari është i gëzuar që i ka shpëtuar luftës civile. Pas ka lënë një udhëtim odise përmes Kairos dhe Italisë. Që prej dy javësh ai jeton në Shtëpinë e Refugjatëve në Ëilhelmsdorf. Gruaja e tij dhe katër fëmijët janë ende në Egjipt, thotë Hassani, i cili në atdheun e tij të shkatërruar punonte në televizionin e fëmijëve.
Gjatë qëndrimit në kampin e refugjatëve Joachim Gauck u tregua mjaft i qartë në ato që deklaroi.
“Ekziston një Gjermani e çelët, që prezantohet këtu sot me shkëlqim përballë Gjermanisë së errët”,- tha Gauck-u në fund të ecjes së tij prej rreth një ore nëpër territorin e gjerë. 
Sigal