Evdal Nuri: “Po ti na do o shtet”… ?!

696
Sigal

Shqipëria po plaket, se të rinjtë janë larguar, kurse ata që
janë ende këtu, vonojnë martesën ose lindin nga një fëmijë

 

1-      Ne të duam e
të kemi dashur!

 

Sido që ke qenë i mirë apo i keq. Këtë e tregon historia. Ke
104 vjet i formuar dhe 72- i Çliruar. Të kemi dashur e kemi derdhur gjak edhe
kur të kanë copëtuar ose pushtuar. Unë jam një nga ata besnikët e tu, o shtet
edhe po t’më lusin këtu më ke, nuk largohem. Ndofta kështu na edukoi diktatura.
Edhe kur largohem numëroj ditët kur do të kthehem. Në diktaturë na thuhej:
“Edhe bar do hamë, por m-l nuk e tradhtojmë, parimet nuk i shkelim, ta dinë
mirë miqtë dhe armiqtë tanë”. Këtu thoshin, por kështu s’bënin ! Ty të duan, o
shteti im! Fakt është që qindra- mijëra bij të tu vijnë për të të parë si në
dimër e behar. Në çdo festë të Çlirimit apo Pavarësisë. Të duan jo vetëm të
moshuarit, por dhe fëmijët. Klajdi, larguar në Itali me prindërit në moshën 4-
muaj. Tani është 20. E dinte shumë mirë shqipen. E donte shumë vendin ku lindi.
Kur e pyet për Shqipërinë tregon dorën e djathtë ku ka shkruar: “Ti Shqipëri më
jep nder, më jep emrin shqiptar” . Dhe më vonë, heq bluzën e tregon shqiponjën
e skalitur në shpatullën e majtë. V. Mingu nga Berati. Ishte larguar që më 1920
në Amerikë. Kishte jetuar 60 vjet atje. Ishte mirë e bukur. Në moshën 80 vjeç
vjen vetëm, se atje s’e treste dheu. Ai thoshte : “Lashë shtëpi e pasuri erdha
për të vdekur në Shqipëri” Të kuptohemi erdhi në vitet 80–të . Mbylli gojën e
s’fliste asnjë fjalë për Amerikën. Dua të vdes i lirë theksonte e jo në burg.
Dinte gjithçka, prandaj mbylli gojën, por mëmëdheun e donte! Nuk e mohoj, se ka
dhe nga ata që ta kanë “mohuar”, o shtet! Të kanë tradhtuar. Të kanë shitur.
Ata kanë mallkimin e këtij populli brez pas brezash. Por ka dhe nga ata që
jetojnë me ty, por mundohen “ta dredhin”. Ca nga halli, ca sepse s’duan të
robtohen! Punonin në të zezë e ti s’i kontrolloje. Nuk të paguanin taksa,
tatime, energjinë, ujin . Ndërtonin pa leje. Bënin evazion fiskal etj. Këto
ishin e janë të moralshme për ta. Kështu i mësove ti me politikën tënde! Fjala
vjen. Të japësh lekë për shkollën, spitalin, gjyqin, policin, doganierin ….. e
ku ta di unë. Ti heshtje, se kishe hallin se na i mbetesh “qejfi”e nesër s’do
të jepnin votën!

 

2- Po ti…? “Duket”, se na do! Në formë duket sikur “të
qanë zemra”, në përmbajtje na ke lënë në pikë të hallit. Këtë “dashuri” e
tregon sidomos kur vijnë zgjedhjet. Ndryshe s’do na kishe katandisur kështu !
Fakt është se shumë të janë larguar nga halli e jo, se s’të duan, o shtet. Në
91 për një jetë më të mirë, pas një diktature 45 vjeçare të ikën mbi 10 mijë
veta. Në 97–n ? T’u larguan shumë më tepër për të shpëtuar kokën. Hape dyert e
depove dhe ngrite duart. Po në 2015.- 16? Më tepër se 85 mijë të larguar!
Flitet, se kemi arritur deri në 10 milion banorë. Në Shqipëri tani janë
afërsisht tre milionë. Dy në Kosovë. Shumë më pak në Maqedoni e Malin e Zi. Të
tjerët kanë marrë rrugët e Botës për një copë bukë! Këto janë “frytet” e
politikës tënde, e përsëri të duan !

 

 Në 25-vjet të janë
larguar 40% e popullsisë, pra 1.5 milion banorë! Deklarohet se 1 milion janë të
pa punë! Mjafton të përmendim se 46% e familjeve jetojnë me 5 dollarë. në ditë.
Më tepër se kaq, janë pleq e fëmijë. Atëherë kush punon tek ne? Këto shifra ti
i di, por s’të vjen mbarë t’i thuash!

 

Po t’na doje s’do na kishe nxitur që gjithë kursimet tona
t’i linim, në firmat piramidale. Më vonë nga” halli” po merreshim me drogë,
prostitucion, vjedhje, vrasje, përdhunime duke sakatuar njëri –tjetrin! Po t’na
kishe krijuar ngrohtësinë e “ një prindi të mirë”, s’do të ishim kështu si jam
tani! Statistikat e fundit flasin se Shqipëria po plaket. Po plaket se të
rinjtë janë larguar, kurse ata që kanë mbetur nga kushtet e vështira ekonomike
vonojnë martesën, ose lindin nga një fëmijë . Si s’je në gjendje t’i rregullosh
e të krijosh kushte normale bijve të tu? E kemi të qartë se dhe po të duash
s’mund të na sigurosh një mirëqenie si ato që shohim jashtë, por të paktën na
siguro jetën o shteti im. Këtë ta kërkojmë se e ke ti në dorë .

 

Tani të pyes?

 

 Ku i ke bijtë e tu? A
mund t’na përgjigjesh? Sa të janë larguar në këto 25 vite? Ku ndodhen? Ç’bëjnë?
Si jetojnë? Sa të janë dënuar? Sa kanë humbur? Një bilanc ti duhet ta kishe,
por ja që s’e ke ! Këtë e deklaroi vet Kryeministri në takimin para disa ditëve
me Diasporën, duke thënë : “S’kemi asnjë të dhënë për shqiptarët jashtë
Atdheut” Sa keq! Mirë këtë s’e di, por që të janë vrarë 10.000 veta nga armët,
e di o shteti ynë?! Po që në vetëm dhjetë vjetët e fundit nga aksidentet kanë
humbur jetën 3184 vetë e të janë plagosur 21980 me tepër se kudo në Evropë e
di?

 

Në filozofi thuhet: Dëgjove, harrove. Shikove, kuptove.
Punove, mësove.

 

Unë që jam besniku i yt, o shtet. Po të kisha këto mend para
25 vjetësh , do kisha ikur. Për një jetë më të mirë, por dhe për shërbimin
shëndetësor. Atje s’të lënë të vdesësh, kurse këtu s’të lënë të jetosh! Kjo do
të më bënte të punoja e të mësoja më tepër duke jetuar më mirë. Tani është
shumë vonë. Ky ishte fati ynë, por na vjen keq për fëmijët: “Disave po i
shikojmë hallin, kurse për të tjerët, na dogji malli!”