Prof. Dr. Fatmir Shehu: Bregdeti dhe nafta

18

Aktiviteti i këtyre zonave bregdetare Durrës, Vlorë, që kanë vlera për turizmin të trasferohet në Dumre –Elbasan, ku atje të ndërtohen rezervuar nëntokësor në formacionet hallogjenike ( kripë dhe gipse), të kësaj zone duke liruar kështu një pasuri shumë të madhe për Shqipërinë, që është sipërfaqja pronë detare e Porto Romanos, Durrës dhe e Petroliferës, Vlorë.

Sigal

Në kuadrin e lidhjeve që ka industria jonë e hidrokarbureve me ambientin, mendojmë të japim mendime edhe në këtë fushë të rëndësishme. Këtu kemi shumë probleme të trashëguara, por edhe aktuale, sidomos me stoqet e rërës me hidrokarbure në depozita të Bankers Petroleum-Patos Marinzë, por dhe në të gjithë fushat naftëmbajtëse të vëndit. Unë do përqëndrohem në këtë shkrim në ruajtjen e ujrave tona detare në pikëpamjen e ndotjes nga produktet e naftës dhe të gazit të cilat konsiderohen me potenciale të larta ndotëse, si dhe mos cënimin e pasurive bregdetare, që shërbejnë për shërbime turistike  apo për qëllime të tjera. Kam pasur një keqardhje të madhe kur në Durrës, në Porto Romano dhe në Vlorë nga Petrolifera, në hapësirë me rëndësi të veçanta turistike, u caktua si parqe industriale, sidomos për depozitimin e naftës dhe nënprodukteve të saj dhe si pasojë, u ndërtuan rezervuarë nafte bruto si dhe për nënproduktet e saj si: gazi të lëngshëm, benzinë, gazoil etj. Këto dy parqe industriale fatkeqësisht ndodhen shumë afër qyteteve më të rëndësishme të Shqipërisë si dhe koridoreve transballkanike të lëvizjes ( Koridori VIII) .Aktualisht në zonën e Porto Romanos , në një sipërfaqe prej rreth 1034 ha është ndërtuar një terminal si dhe janë ndërtuar dhe 53 rezervuar nafte mbisipërfaqësor me kapacitet rezervimi 399,122.182 m3 (Petroleum) si dhe 30 rezervuar gazi të lëngët ( LPG) me kapacitet rezervimi 8,400 m3. Këtu është ndërtuar një infrastrukturë ngarkimi dhe shkarkimi me kapacitet vjetor  prej 1.2 milion ton.

Pamje nga Porto Romano

 

Ndërsa Petrolifera në Vlorë, ka një sipërfaqe rreth 18 ha dhe një kapacitet depozitimi në lëngje në 13 rezervuar me një volum  prej 75,100 m3dhe në gaze në dy sfera me kapacitet 2400 m3.

Pamje te Petrolifera ,Vlorë

 

Të dy këto sheshe industriale furnizojnë edhe vendet fqinje sidomos Italinë dhe Greqinë si me naftë brut dhe nënproduktet e sa . Këto dy zona bregdetare, afër qyteteve më të rëndësishme të vëndit si Durrësi dhe Vlora mendojmë se ka një vlerë të jashtëzakonshme për turizmin shqiptar, apo edhe për aktivitete të tjera. Për këtë arsye, mendojmë dhe propozoj që gjithë aktiviteti i këtye zonave bregdetare të trasferohet në Dumre –Elbasan, ku atje të ndërtohen rezervuar nëntokësor në formacionet hallogjenike ( kripë dhe gipse) të kësaj zone, duke liruar kështu një pasuri shumë të madhe për Shqipërinë, që është sipërfaqja pronë detare e Porto Romanos, Durrës dhe e Petroliferës, Vlorë.

Harta gjeologjike e Rajonit të Dumresë

 

Për këtë ne kemi ekspertizën e duhur edhe në bashkëpunim dhe me një kompani shumë të specializuara, që mund të projektojmë e të ndërtojmë rezervuar nëntokësor në përmasa të ndryshme për depozitimin e naftës së papërpunuar, gazit të thatë, apo të lëngshëm, nënprodukteve të naftës, hidrogjenit, gazet serë si CO2 etj. Ky propozim mendojmë se ka vlera shumë të mëdha ekologjike, turistike dhe ekonomike si dhe ka vlera që kanë të bëjnë më rritjen e shkallës së sigurisë teritoriale, së ruajtjes së produkteve hidrokarbure, që janë lëndë strategjike. Ndërtimi i rezervuarëve nëntokësor, është një praktikë e njohur në tërë botë . Po thuaj të gjithë shtetet edhe në Europë, sidomos SHBA , rezervat strategjike të hidrokarbureve i kanë të sistemuara  në rezervur nënëtokësor kryesisht në formacione hallogjene( kripë plus gipse), duke ndërtuar në‘to, rezervuar artificial nëntokësor, por edhe me variante të tjera  të mundshme që njifen edhe nga ne.

Fakti që Shqipëria ka formacione potente kripe ( pusi  shumë i thellë në këtë zonë, Dumre -7 p.sh, përshkoi një potencë kripe nga thellësia rreth 500 m, deri në thellësinë 6119 m, si dhe ka puse të tjerë në këtë zonë që i kanë takuar formacionet edhe më afër sipërfaqes ), del me leverdi që këto depozita të ndërtohen pikërisht në Dumre.

Rezervuar nëntokësor në disa variante, por edhe në kaverna artifficiale kripe ( në mes)

Për produktet që do të rezervohen (magazinohen), për marrjen  dhe dërgimin e tyre në destinacione portuale detare, të ndërtohen tubacione nga portet përkatëse ekzistuese, deri tek rezervuarët nëntokësor përkatës në Dumre. Këta rezervuar shërbejnë edhe per të rezervuar hidrokarbure të importuara si dhe për eksportimiin e tyre. Këta rezervuar mund dhe duhet të jenë si kompesator dhe rregullues furniture të gazit për gazsjellsat që kalojnë ( psh TAP)  dhe do kalojnë në vëndin tonë sot dhe për të ardhmen e afërt dhe të largët, kur të futet në prodhim të plotë  Shpiragu( Sqepuri), Delvina si dhe produktet që kemi bindjen se do gjënden nga kërkimet e mëtejshme në këtë zone perspektive për gjetjen e hidrokarbureve ku po operon dhe kompania italiane ENI dhe vëndburime të tjerë naftë- gazmbajtës, që mund të gjënden në Shqipëri. Këtu ka plotësisht favore që të ndërtohet një rafineri me konceptet bashkohore të përpunimit të naftës ( duke prodhuar edhe hidrogjenin ) dhe me një kapacitet që mendoj se mund të jetë rreth 5 milion ton në vit, e cila duke pasur një teknologji moderne, mund ta bëjnë më konkurente me tregun e rafinimit shumë të fuqishëm të fqinjëve (vetëm Italia dhe Greqia kanë një kapacitet përpunimi përkatësisht mbi 100 milion dhe 30 milion ton në vit ). Në mënyrë që ndërtimi i tubacioneve mos të mbart me vete problemet që lidhen me pronarët e tokave, mendojmë që të gjithë tubacionet nga portet detare ekzistuese të kalojnë në nëpër det dhe më tej, në shtratin e lumit të Shkumbinit, apo dhe lumenjve të tjerë, që kanë afërsi me Dumrenë.

Ka një mentalitet në Shqipëri, mesa kemi dëgjuar, se rafineritë dhe objektet e hidrokarbureve duhet të ndërtohen pranë vijës bregdetare. Ky mendim ishte dhe në adresë të ish Uzinës së përpunimit të thellë të naftës Ballsh, në momentin që ajo u vendos që do ndërtohej. Mendoj se këto mendime rezultojnë në dëmtime të rënda ekologjike të bregdetit dhe në uljen në maksimum të të ardhurave financiare nga turizmi detar. Dihet që produktet, që kanë lidhje me hidrokarburet mund të trasportohen me mijra kilometra larg burimit të tyre dhe jo më në distanca të tilla siç janë rezervuarët nëntokësor, që propozohen të ndërtohen në Dumre në marrëdhënije me portet detare që kemi. Po ashtu edhe në pikëpamjen e shpërndarjes së produkteve dhe nën produkteve të hidrokarbureve në rrjetin e furnizimit të tyre me pakicë, Dumreja është po thuaj në qendër të vëndit, gjë që i jep avantazhe edhe në këtë drejtim. Një projekt i tillë, mendojmë se do i dhuroi Shqipërisë një sipërfaqe shumë të madhe dhe me vlerë për ta përdorur për qëllime turistike siç është sipërfaqja që zë aktualisht zona industriale e Porto Romanos pse jo dhe ajo e Petroliferës në Vlorë, si dhe do rrisi sigurinë e depozitimeve të produkteve hidrokarbure që kanë rreziqe që njifen, në lidhje me zjarrin dhe ndotjen e ambientit. Ne e kemi të qartë dhe jemi në gjëndje që të bëjmë një projekt konkret në kuadrin e këtij propozimi. Nga praktika mbarëbotërore dihet se ndërtimi i rezervuarëve nëntokësor janë shumë komod edhe në minimizimin e zaptimit të sipërfaqeve të tokës duke e trasferuar hapësirën, që zënë këta rezervuar mbi sipërfaqen e tokës, nëntokë, gjë që dhe këtu ata dhurojnë sipërfaqe toke që mund të përdoret për qëllime të tjera. Po ashtu rezervuarët nëntokësor janë edhe objekte të sigurisë së lartë në rast lufte. Këto projekt ide ja kemi parashtruar zyrtarisht Qeverisë në kuadrin e Kompanisë Egnatia 3f shpk. Mendojmë se këto ide janë aktualisht shumë të nevojshme për zbatim dhe fizibele.