Suplementi Pena Shqiptare/ Riza Çato: Ah,bregore…!

Ah,bregore,qëndër fshati,
malli që të rrit si lule.
Fati që jetën ma zgjati,
si ylberi më përkule.

Po ju rripa përrallore,
që ndrini natën si hënë?
Me fytyrën egjëllore,
më kujtoni babë e nënë!

NOA

Ju dërrasa si mermeri,
që e flakni baltën tutje.
Çfarë prisni,eja më merrni,
mbamëni,ju bëj një lutje.

Ju burime e ju kroje,
që i thoni vapës ikë;
Shtoje ujin,vrullshëm, shtoje…
të lajë lotin pikë, pikë, pikë.

Ju o porta, ju sokake,
ju rrugica, plot blerime.
Nëse dukem pas mesnate,
le t’i bëj atje ca zgjime.

Ju o male shekullorë,
roje të vatanit tim,
që ndrisni si meteorë,
dhe kur jeta sjell zhgënjim.

Ah, o Limar, bukuria,
vendi im plot me magjira.
S’di ç’po kërkon lemeria,
s’di ç’po kërkon errësira?!

Ah dhe vetë s’di çfarë kërkoj,
paskam humbur orientimin.
Ndoshta zogjtë dua t’i zgjoj,
që të nisin fluturimin.

Bashkë me ta edhe unë vetë,
drejt në qiell ngrej folenë.
Shokë e mik bëhem me retë,
dhe lë të këndoj kjo penë.

Ah,bregore, qendër fshati,
erdhi koha e largimit.
Kështu ishte shkruar fati,
por jo fati i harrimit.