Suplementi Pena Shqiptare. Agim Xheka: Poetët

530
Sigal

Mbi çarçafin e bardhë,
ata qëndisin me bojë të zezë,
Bardhë e zi. Tablo pa ngjyra…
Mjafton të mbyllësh pak sytë
dhe do të shfaqet një botë tjetër.
Lule, peizazhe, fytyra.

Aty mund të gjesh edhe veten,
në profile që ti fsheh pasqyra.

Aty shikon të djeshmen,
të sotmen dhe të nesërmen,
të trajtuar në qindra mënyra.

Gabon rëndë kush thotë,
se poeti nuk përdor ngjyra…

Lexojini poetët,
Janë edhe historianë
edhe filozofë
edhe profetë,
…të “shkretët”…