Suplementi Pena Shqiptare/ Skënder Luarasi: Prej kësaj koke, ku vendosën mollën

493
Sigal

“Prej kësaj koke, ku vendosën mollën,

Liri e re më e mirë do blerojë.
E vjetra shembet, kohët po ndryshojnë,
Një jetë e re po lulëzon gërmadhash.”

”Atdheut besnik shiko t’i rrish më pranë
E ta pushtosh me gjithë zemrën tënde;
Këtu ësht’ e forta rrënjë e forcës sate;
Atje, në vend të huaj, qëndron vetëm,
Si i dobëti kallam q’e thyen shqota”

”Jo, dhunë e tiranisë ka cak e gardh;
I shtypuri, kur s’gjen askund të drejtë
Dhe e padurueshme bëhet barra, – shpejt,
Zgjat dorën kundrejt qiellit me guxim
Dhe merr të drejtat e përjetshme,
Q’atje lart varen të pa shitura
Dhe të patundshme si vetë yjtë.”

(Shiler, “Vilhelm Teli”. Shqipëroi Skënder Luarasi)