Suplementi Pena Shqiptare/ Mimoza Çobo: Ah, sa doja të uroja ! …

Nuk mund të rrija dot sot, tek ty pa ardhur,
as të mungoja, jo nuk do guxoja dot,
se shpirti im , nënë, fluturon pa u ndalur,
veç teje s’gjen strehë të paqtë në këtë botë.

Teksa qëndroj si qiparis , djegur nga malli
i lutem resë së qiellit, kur bubullon me ulërimë.
Ta uli pak zërin, kur kalon mbi rrasën e varrit ,
se ti nënë s’i duron dot shigjetat përcëllimë

NOA

Ah, sa doja, nënë , ditëlindjen të uroja;
të uleshim pranë zjarrit të dyja bashkë,
të pinim nga një çaj e të përqafoja,
ah, sikur të zgjoheshe ,vetëm për fare pak !

Vetëm një çast kokën tek ty ta vendosja;
të më tregoje përralla si dikur,
ninullën e fëmijërisë, me ty ta këndoja,
prej gjumit s’do doja të zgjohesha kurrë .

Ah, kjo zemra ime është bërë thërrime,
ndarë është në copa ,si petalja kur griset,
gjysma tek unë e gjysma tek ty nëna ime,
sa dhe kur të vdes, trupit s’do t’i ngjitet …