Suplementi Pena Shqiptare/ Namik Selmani: Kushtim

18
Sigal

 

Nëse jeta të thotë: “Do të rrëzoj!”

Buzëqeshi asaj ftohtë, me ironi.

Dhimbjen ktheje shpejt në force.

Ngrihu, mike, në këmbë përsëri!

Nëse jeta të duket pis, e errët,

pa shpresë, pa rrugëdalje, pa kuptim

merr forcën e vërtetë që ke brenda teje!

Fillo të ecësh nëpër udhë me shpejtësi!

Nëse jeta të thotë një ditë: “Të vravaaa!”

Mos u trishto e aspak mos i jep rëndësi.

Thoji ballazi: “Vërtet unë sot qava,

por isha dhe jam i lumtur përsëri!”

Nëse jeta të thotë: Mjaft më, të munda!”

Nuk është e vërtetë, ti patjetër e di.

Brenda teje ka një mulli që bluan forcë

Ka paqe të bukur, sinqeritet dhe siguri.

Nëse dikush me plumba ironie të vret,

lëre atë të vetëm në qetësi!

Zoti në qiell ta merr hakun vetë,

mjafton shpirti yt që rrezaton pastërti.

Brenda teje ka dritë, ka vetëm forcë

shemb malet dhe i ngre si kukull përsëri.