Në dukje duket si kokërr arre!
Atë e vrasim me qindra herë.
Çdo skutë e tij ka nga një farë,
ku mbillen ëndrra që i tjehrë.
Truri ushqehet veçse me dije,
Organ i padëgjuar i femrës,
Atëherë kur s’kanë të njëjtën shije.
Me dashurinë që ajo ndjen zemrës.
Ka ca shtëpiza pa dritare!
Një xixëllonjë në çdo qelizë;
kur prushi i ndjenjës i ndez zjarre,
zemra pushton dhe i vë vizë…
Meshtane
Moj e bukura Meshtane,
xhane moj esmere, xhane.
Je rubin, gur i çmuar,
faqe furfuri, lëmuar.
Po ç’kërkove qiellit lart?!
Të marrtë e mira, të marrtë.
eja sonte, hënë-flutur,
e bukur, Meshtane e bukur.
Papirusin në sepete
mbajnë dy sytë plot sekrete!
A mos verë dy tamuzane
ndaj më dehe, moj shejtane???
Manare, shqerkë manare,
nuk më fal dy kokrra are?…
Hiret nën fustan të ri:
të t’i çaj apo t’i pi??
Moj Meshtane, buzë flakë,
tulipanët dhe zambakët
dua të t’i këpus vetë,
t’i ruaj në gji si fletë…




















