Suplementi Pena Shqiptare/ Arsinoi Zengo: ” Gërshetim ndjenjash “

” Gërshetim ndjenjash “

Thashë t’i fluturoja mendimet;
ato mendime që më dalldisnin gjumin.
Mendime të cilat nuk mundja t’i kuptoja.
Ato që shpirtin ma kishin sakatuar!

Sigal

Pak nga pak ishin shtuar;
dashurinë u kisha treguar.
Mundohesha t’u bëja ballë,
por në mëndje nguliteshin si halë!

Dallgë që fshehin misterin,
fryma që mbahet puthje vetëtimë .
Lëkura pikon epshin,,,, zjarrin.
Të dëshiroj këtë natë pambarimisht!

Thashë t’i fluturoja mendimet.
Ato më mbanin gjallë në jetë.
Kur ato arritën të mbaronin,
ti tashmë ishe i imi përjetë!