Suplementi Pena Shqiptare/ Adelina Mamaqi: Moj këpucë

725
Sigal

Moj këpucë budallaqe,
pse u zgjidhe përsëri?
Nuk e sheh? M’u skuqën faqet:
të të lidh akoma s’di.

Moj këpucë, moj këpucë,
tekanjoze, nuk merr vesh?
Ç’më je futur mu në llucë,
gojë hapur më përqesh?

Po këpuca (çfarë këpuce!)
thotë: Gjyshen mos e thirr,
lidhmë vetë të mos skuqesh,
Si mendoni, thotë mirë?