Suplementi Pena Shqiptare/ Çerçiz Myftari: Zgjimi i pranverës

121
Sigal

Pranvera në luftë me dimrin,

vjen me shtërzime dhe dhimbje…

Dielli zgjat shinat e udhëtimit,

shkrin në male botën.

Lotin e trishtit në hala pishe pikon…

Ujëvara hovin,

dhe tundin mjekrat në shkëmbinj të thepisur, hone.

Pranvera në shtrate sythesh,

përplas qerpikët:

– Akoma të pres?-thotë.

Qëndis me lule dantella,Tyler

anëlumenjëve, kodrës.

Shtron në tokë qilima bari

me ngjyrë lloj-lloj.

 

 

Fryn erë e gjethit

 

Fryn erë e gjethit dhe tund prej supesh pemët të zgjohen.

Ato çelin sythe, gonxhe, bisqe,

mbushen me bletë e zogj.

Vajzat, luleshqera, zbulojnë kërthiza.

Djemtë me sy u heqin perlat:

provojnë fatin ” më do a s’më do?”

Gjyshërit, gjyshet shoqërojnë në çerdhe, kopshte nipërit, mbesat.

Gumëzhijnë oborret nga nxënësit në shkollë…

Amvisat ujisin lule, fshijnë pluhurin në qelqe.

Retë shkrepëtijnë, gjëmojnë.

Me mollëzat e gishtave pikat e vesës,

u bien tastjerave të gjethit dhe barit të hollë.

Ç’më deh simfoni e pranverës,

mua të rriturit në moshë.