Suplementi Pena Shqiptare/ Marash Gilaj: Kur sundon i keqi

Marash Gilaj

Kur sundon i keqi,

popullin e merr dreqi!

Sigal

Idealet shekullore

vrarë nga një mendje

mizore.

Zvarritemi mbi gërmadhat

e shpresave të vrara,

ku pasuritë kombëtare

janë grabitur nga pushtetarët,

që jetojnë si në përralla.

Të verbërit votojnë,

të korruptuarit, hajdutët

dhe të inkriminuarit.

Sunduesi e mendon veten

si Skënderbé,

here si Ismail Qemali

ndërsa ngjan

me hienat dhe çakenjtë

e zbritur nga mali

duke besuar

gënjeshtrat servile

të thëna nga Spiropali!

Bjeri çiftelisë,

ushto moj lodër;

Shqipërinë e bëtë

Afrika e vogël.