Suplementi Pena Shqiptare/ Arsinoi Kallço: Të duash është pak sot

Të dashurosh të nesërmen është çka don”

 

Sigal

Sa mirë qe je larg sot

Mbase nesër do të mungoj

Sa mirë që ike kështu

Se po nesër do të më kërkosh!

 

Buzëqesh kur era më ledhton fytyrën

Një ndjesi kuptoj, puthjen tënde mbi buzë

Sa mirë që largësia ekziston

Por unë qesh nga sipër se brenda vajtoj!

 

Agimeve kafen e shijoj e vetme

Shikimi ngulitur në një rrugë tradhëtare

Edhe pse gjetheve ju ardh koha të bien

Dashurisë i kanë çelur petalet!

 

Sa mirë që je larg sot se munda të njoh veten

Të duash është pak për sot, s’të premton

Të dashurosh të nesërmen është çka don

Sa mirë që ekziston largësia!

 

Midis meje dhe teje mbeti fjala

Rikthim me pranga të shtrenguara

Dy duar që mbetën peng i dashurisë

U ndryshkën por kurrë s’u lëshuan!