Në takimin e fundit qëndroja e vetme bregut.
Qielli kish filluar të mërzitej bashkë me mua.
Era shkalafiste flokët në fytyrë kudo.
Dallgët përqafoheshin për mos u larguar!
Ishte hera e parë e ndarjes jona!1
Do kthehem më the mos më harro.
Më puthë ballin dhe sytë ngarkuar
lotë dhe puthje malli filluan!
Kur era afronte sa herë në breg
dhe të mëndafshat perde i fluturonte
dallgët më thërrisnin eja tek ne
në ballkonin prej druri rija menduar!
Shoqe m’u bënë veç bardhësia e tyre.
Aty kujtoja gjithçka kisha përjetuar
Perëndimin e diellin mes rresh të zëmëruara,
dhe muzgjet që zhyteshin bashkë me mua!
Erdhe në njërin prej muzgjeve… o zot;
Kur dielli lehtë po fshihej pas kaltërsisë.
Këmbë zbathur vrapoja nuk mendoja asgjë.
Vallë thoja mos dashuria më kish harruar!
“Erdhe përqafimin mes dallgëve ma rrëmbeve!
Kaq doja më në fund bota ish e tëra për mua”




















