Suplementi Pena Shqiptare/ Poezi nga: Tahir Tanushi

751
Sigal

JAM LARG

A ranë në qetësi brigjet e deteve
Banorët e përkohshëm janë me aty,
A u kthyen dallgët që në anë treten
Më thoni, çfarë skene shihni me sy?

Po dallgët e shpirtit a u shuan valle
Në rrugën e kthimit si ndjehen ato,
Apo si krushqit që kthehen nga dasma
Me ndjenjën e tyre sikur po festojnë?

A i numëroni objektet në kthim
Pishën Flamure vallë a ma patë,
E di se do e bëni atë rrugëtim
Ajo është atje lart, përmbi Llogara!

A e patë Vlorën, nderin e këtij vendi
Po flamurin ngjitur përmbi atë shesh,
Nuk ka si ndodh ndryshe, aty do ta gjeni
Jo vetem ju, por edhe ata ndër shekuj!

Si po ju ngjanë kjo rrugë e kthimit
Për gjithë bukuritë që latë nga pas,
A nuk keni pak zbrazëti të shpirtit?
E di se do vini si bletë, një ditë prapë!

PRITJA E DALLGËVE

E di se dallgët do të jenë në shtim
Dhe lartësia e tyre do më frikësojë,
Por është e vetmja mënyre risi
Që mesazhet e mia larg do i çojë!

Mbase një barkë do të heqë prej tyre
Kur të goditet nga ajo zhurmë e bardhe,
Por janë larg që të mund t’i prek yjet
Ndaj më mirë si tokësore po çoj një dallgë!

Është e mirë dallga ime, është e mirë vërtet
Edhe pse dimrit ngarkohet me çmenduri,
Ajo pas udhës së gjatë, fle si qingj në breg
Aty i sosen të gjitha fuqitë dhe bie në qetësi!

Mbase brigjet janë shtriti i prehjes së tyre
Ndër brigje shihen edhe shumë njerëz,
Ndoshta që të dy do t’i ketë lindur natyre
Që përjetësisht me njeri-tjetrin janë vëllezër!

Vëllezër të lindur ndoshta nga natyra
Por shtrati që i mban për to është i qetë,
Një në tokën që mbart aq shumë ngjyra
Dhe tjetri në pellgun me kaltërsinë dete!

Sa herë që jam larg një dallgë e çoj
Të ngrihet me kreshpën e bardhë,
E di që brigjet e mia do ma coptojnë
Ndaj më kot e pres që të vijë prapë!

NË ANEN TJETËR

Le të fryjë pak erë kësaj dite
Dhe retë le të shpërndahen si hartë,
Mjafton që të ketë pak diell
E rëra para detit të mos jetë e lagët!

Edhe pse harmonia s’do jetë perfekte
Mjafton edhe kaq për një ditë ndryshe,
Të mbush hapësira që shfaqet me dete
Si prillit kur ngrejnë fole dallëndyshet!

Thjeshte edhe nje guide do ish e kendshme
Larg mureve të shtëpisë që na mbajnë mbyllur,
Mos të kërkojmë asgjë  kësaj vere më shumë
Se na dha aq shumë sa nuk thuhet dielli!

E dua patjetër që kjo verë ende pa ikur
Të prek ujin që vjen nga brigje të largëta,
Edhe këtu është prezent Adriatiku
Që kam mbjellë kujtime jetë plot malle!

KTHEHU PRAPË

Dua ta marr me të mirë diellin
Që t’i shtojë rrezet pak nga pak,
Për të mos ndjellë freskimin
Se vera shkon me këtë fundjavë!

Dhe vera nuk ka kuptim pa detin
As deti kuptim pa verën nuk ka,
Dimri e shndërron të shkretë
Vetëm në arenë për peshkatarë!

E keni parë pamjen e plazhit në dimër
Një shurdhëri e vërtetë memece,
Në trup të mund çdo dridhje mornicë
Se mungon ngrohtësia e çdo vere!

Sa njerëz mendojnë kështu si unë
Që duan kjo verë të jetë sa mëe gjatë,
Të paktën me dru nuk e përzumë
Ndaj ajo patjetër do të kthehet prapë!

PAS…!

I shfletova letrat e kohës një nga një
Të bukura që ngjallin ndonjë pikë shprese,
Por ka edhe nga ato që duhen gris
Për t’i larguar përgjithmonë nga kujtesa!

Sa ëndrra të thurura nëpër vitet e jetës
Na mbeten bosh e na e vranë shpirtin,
Kur nuk e gjenim rrugën nëpër labirinthe
Të kapur pa dashur nga carku i kurthit!

Ka letra që meritojnë të hekurosen mirë
Dhe të qëndrojnë nëpër sirtaret e mendjes,
Për shumë prej tyre paskam dëshirë
Ta filloj përsëri pa pertim nga e para jetën!

Por ka dhe nga ato që dua t’i zboj patjetër
Të mos i kujtoj sepse me sjellin dhimbje,
A s’është kjo udhë e shkurtër një gënjeshtër
Ku të mirat dhe të ligat stivosen në harrime?