Më jep o zot pakëz fuqi;
më jep atë fuqinë të duroj dhimbjen
në kohë të mjegullt dhe me shi:
të mundem të qaj, por zërin ma fshi!
O zot ku je ti kur unë kam nevojë?
Afër meje të dua futur thellë në shpirt!
Zot më jep durimin kur atë nuk e kam pranë;
dhimbjes ti vë një gur për së gjalli!
Më jeto o zot dashurinë tënde dua!
Ai nuk mundi të duroj më kohën!
Dëshirat e tij u zbehën nuk mundi;
unë e doja o zot por koha e tij s’mundi!
Thuaji o zot se unë po vdes për të!
Njerëz mbi mua janë mbledhur.
Më pyesin- Moj vajzë vallë ç’farë ke?
Zot i imi ç’farë i the për mos i trembur?!
E dua o zot, më ndje mua ti
nëse kam faj më fal!
Ai nuk diti të dashuroj si unë:
kurrë nuk i vë faj…
Një shpirt si unë në qoftë pranë
i uroj të ketë dashurinë në shtrat.
Por unë jo më s’do jem për të
në shpirt jam djegur, jam tharë!
Dashuria ime ty të doja si e marrë!
Të prita ndër vite ku ishe vallë?
Aromën tënde nuk e mbaj mend?
Tani doja të kasha, por ti nuk je më!
Pseeee vallë?!
“Album kujtimesh”
Mu desh kohë të mblidhja copëza kujtimesh…
Ti merrja ti fusja sërish në shpirt
Mu desh durim të mundja të shihja
Të shkuarën para syve të mi!
M’u desh kohë të riktheja pranverën
me shpresën pambarimisht.
E hallakatur në burimet e thara
kohën prisja buzët t’i lagia një çikë!
M’u desh të shtrëngoja dhëmbët
dhe lotët t’i përcillja me hare.
Dashurinë e prindërve kërkoja
dhe mallin e njerëzve, që i kisha larg atje!
Sa kohë u deshën të prisja t’i ktheja
duart që mbanin në krahë doja ti
prekja…
M’u desh të shoh albumet ditë e natë,
fotografi ngjyruar brezash kalimtarë!