Suplementi Pena Shqiptare/ Fran Lleshaj: Motive Dimri

 

Vegim i bardhë zbriti në liqen,

NOA

me këto pulbardha që e kanë bërë adet.

Sa na pëlqen ky kod dimri,

sikur na thotë: pranvera po zbret.

 

Kultivim i Hershëm

 

Në rrethparkun e liqenit,

nxitojmë hapat të arrijmë pikët, kilometrat.

Në diellin-jorgan të njerëzimit,

ndiejmë si ripërtëriten zemrat.

 

Një kultivim i hershëm na bëri rregull

të mos ndalemi në stërvitje e fugime;

e çfarë mund t’i kërkojmë akoma tjetër

natyrës që po na nxjerr nga dimri?!