Belind Këlliçi në Washington/ Shqipëria në radarin e SHBA për bashkëpunimin e kryeministrit shqiptar me Soros dhe lidhjet me Sinaloan

Gjatë takimeve me senatorë dhe kongresmenë amerikanë, Këlliçi zbuloi lidhjet e qeverisë aktuale me kartelet ndërkombëtare të drogës dhe shkatërrimin e drejtësisë dhe transparencës.

Një delegacion deputetësh të Partisë Demokratike vizitoi Washingtonin, ku zbuluan dhe denoncuan lidhjet e dyshuara të qeverisë shqiptare me kartelet ndërkombëtare të drogës, duke paralajmëruar se vendi po shndërrohet në një “narkoshtet”. Belind Këlliçi theksoi se në fokus të takimeve në Washington ka qenë lufta ndaj karteleve ndërkombëtare të kokainës. Ai shtoi se Shqipëria ka hyrë në radarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për shkak të bashkëpunimit të ngushtë të kryeministrit shqiptar, të “kukullës së Sorosit,” siç konsiderohet shpesh në qarqe të ngushta në Washington, Edi Ramës, me kartelet e drogës dhe trafikantët më të njohur në botë. Gjatë takimeve me senatorë dhe kongresmenë amerikanë, Këlliçi zbuloi lidhjet e qeverisë aktuale me kartelet ndërkombëtare të drogës dhe shkatërrimin e drejtësisë dhe transparencës.“Ky vend nuk funksionon më sipas ligjit,” tha Këlliçi. “Paratë e krimit të organizuar pastrohen përmes sektorit të ndërtimit, ndërhyrja në drejtësi është flagrante, dhe çdo vendim i rëndësishëm merret nga një individ i vetëm. Shqipëria sot konsiderohet një narkoshtet, dhe kjo alarmon qytetarët dhe partnerët ndërkombëtarë.” Mbi të gjitha, disa kongresmenë na kanë pyetur: si e shpjegoni termin “narkoshtet” dhe pse Shqipëria sot konsiderohet në mënyrë të gjerë si një narkoshtet? Me të dhënat tronditëse, që dalin çdo javë, është tashmë e qartë se nuk kemi të bëjmë vetëm me një shtet autoritar, nuk kemi të bëjmë vetëm me një lider autoritar, nuk kemi të bëjmë vetëm me një autokraci elektorale, ashtu siç ishte më parë. Ajo çfarë po ndodh sot në Shqipëri nën drejtimin e Edi Ramës është kthyer në një kartel: një shtet kartel droge, një shtet që pastron paratë e krimit të organizuar dhe të trafikut të drogës përmes sektorit të ndërtimit. Deputetët e Partisë Demokratike gjatë qëndrimit, ata morën pjesë në “Mëngjesin e Lutjeve” dhe zhvilluan takime me kongresmenë dhe senatorë të lartë amerikanë, përfshirë Keith Self, Pete Sessions, Clay Higgins, Tim Walberg dhe Mike Lee, si dhe takime konfidenciale në Departamentin e Shtetit.

NOA