Hyjni, zbritur nga qielli,
një lutje kam për ty;
të na kenë zili hëna e dielli,
të vallëzojmë një vals të dy.
Të na shohin edhe yjet,
e bashkë me ne të vallëzojnë.
Të dëgjojnë muzikën tonë,
e për ne të këndojnë.
Të mos ikë për ca kohë nata,
që të mbesin të përjetshme:
ti, unë, minutat e ngrata,
dhe këto çaste të patretshme.






















