Suplementi Pena Shqiptare/ Poezi nga Pali Shtëmbari

485
Sigal

Portokalli

Portokalli me vesë vishet çdo mëngjes,

Mbi të dielli derdh ngjyra ari,

E përkund lehtë një puhizë

 Si një fije bari.

Kokrrat të pjekura varen nga pesha.

 Kur nis garbiu

 Kokrrat shkunden:

 Ndër to nuk vëren më vesë…

Lëbyrje

 Mos më vështro si të isha yll;

 Edhe këtë nuk ma thua.

Yjet

 Lart rrinë:

 I vështrojmë,

 Kënaqemi me ta,

Dhe harrojmë që larg nesh qëndrojnë.

Të pyes:

 Vallë e di ti që dhe yjet mbyten në cektinë?…

Nepotisti

Dje më shkoi anash

 Mugur krejt në fytyrë.

Sot

Sa mësove për emërimin tim lart

 Rrugën ndërrove.

Enë eci,

Kurse ti si miop

Pranë nxiton të më gjendesh…