Suplementi Pena Shqiptare/ Fabula nga Vangjush Saro: Njeriu dhe hija

Hija në muzg është e gjatë
edhe njeriu,
që s’e ha thatë.
I flet asaj kinse me ton:
“Se mos merr kot moj,
më dëgjon?
Jam unë pa je ti. Tutkune!”
“Vërtet, ia pret ajo, por ti s’je unë!”
Tash tjetri kërkon fjalën për më tej;
por dita është ngrysur me gjithsej…

ZOÇKA

NOA

Zoçka e pakët,
topolake,
filloi të ndiqte pas me ëndje,
një shpend që fluturonte lart…
Por shpejt u lodh dhe ktheu mendje.
Qëndroi bash te një gëmushë,
që ishte pranë një plevice;
aty zu shoqëri të ngushtë
me Harabelin sa një gisht.
Sa bukur ndanë asaj plevice!
Dhe mizat ishin me shumicë…