Suplementi Pena Shqiptare/ Dragua Shehu: Një shishe ujë 0,5 litra, çmimin sa një kafe ?…

 

Një shishe ujë 0,5 litra, çmimin sa një kafe ?…

NOA

                     ( -Për dijeni… Zotërinjve Qeveritarë !)

 

Hajde  shok i dashur dua të të jap,

një teke raki kam qejf, të qiras !…

Jo tha shoku im, një ujë bollë e kam…

Pi raki i thash, me ç’farë të kënaq ?

Se me ujë s’qirasim, zakonin e parë,

se në fund të fundit, një çmim  ato kanë ! ?

 

Kujtoj Tepelenën në Kala te çezma,

vishesh gotë e qelqit me “ argjent nga brenda”.

Po s’më shkonte mëndja që unë do t’a bleja.

U çudita vetë… “Në kohë tjetër erdha “!

 

Shqipëria jonë zë vëndin e parë…!

Shquhemi në Evropë, kudo në çdo anë.

Kemi vend-burime kudo ujë kristal…,

që disa na thonë: Ta Shpiem “ Matanë”.

Tregtarët thonë ne ta eksportojmë,

ta shpiem, ta shesim, që ne të fitojmë!

 

O’ bo bo  thashë unë…Unë pensionisti,

që i vogël isha pija ujë burimi…

Tani unë blej shishen, e blej sa “ekspresi”

dhe kur pi dy kafe…Vete kafe “dreqi”

 

Më shpunë fëmija për të parë  në Vlorë.

Dua të më shpini…M’u te Ujë i Ftohtë…

Atje pimë një kafe …Shishja me ujë plot…

Made in TOSKANA ‘ ” e ‘ shtyva me ‘ zorë”.

 

Më poshtë nga Himara, ka burrime plot…

Edhe atje çmimet më të larta shkojnë!

Janë shqiptarë me lekë…”Hë se janë Turistë…”

Një herë mund ta” hajë”, të dytën s’të vjen !

 

Erdhi mbesa mbrëmë, fill nga Amerika…

Plot rreth e përqark, mbushur ujë dhe kafe.

Nga fundi u ngritëm… 20  Euro tarifa !

… U çudit dhe vet….Dy fish nga ç’e prisje!?

 

Ujë është i shkreti…derdhet prap te deti,

dhe e mbledhin ujin, e fusin në shishe…

Neve na e shesin, sa kafe ekspresi,

e si qenka puna…Ne që z’dimë do presim !

 

Nuk them ulni çmimin, e bukës që hamë,

As dhe ulni, çmimin e rakisë që pimë !

Me shumë vështirësi me zi i prodhojmë,

po na ulni Ujin…Ç’farë ju  kushton …!?

 

Ne jemi me LANÇIN. Lançin Veteranë,

po si mua shumë… Shumë dhe pasardhës,

ëë mbrojmë ne Luftën, DËSHMORËT që ranë,

ndaj gjithmonë dhe neve, nga Ata do ngjajmë!

 

Ndaj veproni mirë, se dhe ne gëzohemi!

Po kur bëni zhurmë… “Më mire që s’digjojmë !”

Ka 6 muaj më shumë, gjasme kalkuloni …

Do rrisim pensionet,…?  ”Si ta formuloni” !?

 

…  Një ” TUNEL ” më pak Nga çfarë ju premtoni.

Ulni ca çmime dhe …ujë!…Që  ju të nderohi!

…Nuk është gjë e madhe, bëhet me hesap,

Rrisni pak PENSIONIN. Jo…si vjet që shkoi.

Disa shishe ujë në muaj, dhatë për sevap!

Dhe  në fund të fundit… Asgjë nuk kërkojmë…

Ne, s’ kemi zakon, për UJË   S’protestojmë… !?