Falenderim për ditëlindjen
( Nga vargjet e një kënge shumë të famshme
të një këngëtari amerikan )
Virgjil Kule
Dhe tash që fundi po afrohet
dhe para meje perdja bie,
ta tregoj shkoqur, miku im
jetën time në cdo fije.
Në plotmëri jetën jetova.
Nuk lashë pa bërë asnjë udhëtim.
Por mbi të gjitha unë zbatova
atë që ishte STILI IM.
Ca pak meraqe kanë mbetur,
por s’mund të thuhet se janë shumë!
Ç’ka duhesh bëra. Pa ngurrim.
Gjithçka e çova deri n’fund.
Për çdo shtegtim planin hartova;
Çdo hap e mata me durim.
Por, mbi të gjitha unë zbatova
Atë që ishte STILI IM
Ka pas dhe raste, ti e di vetë
Kur gojën mbusha e desh u mbyta
Gëlltita fort. Vec prej dyshimit…
Atë që hëngra e pështyta
Me kokën lart gjithçka e prita
dhe STILIN TIM e përsërita.
Kam dashuruar, qeshur, qarë.
U vela, por dhe humbje pashë.
Edhe tani, me lot të tharë
shijoj ato që pas i lashë.
Dhe mund ta them pa turpërim
Oj jo, oh, jo unë, por STILI IM!
Fundja ç’është burri, çka i ka mbet?
Përveç së vetes, asgjë tjetër
të thotë ato çka ndjen vërtet.
Dhe të mos flasë me gjuhë servile!
Por, ndonëse plot goditje mora,
bëra gjithçka sipas këtij STILI
Shqipëroi: V. Kule






















