Një grusht miell, bojë dhe tharmë;
pa fund tharmë.
Ja çfarë vesh aparatin tretës
dhe trutë e një populli,
që s’di sëmundje ka prej një shekulli.
Tharma rrit ëndrra shterpe
dhe mendime të mbrapshta,
që s’mund të kurohen
pa ndërrimin e dietës dhe gjakut…
Të helmuan o i mjeri im,
me një grusht miell serbie!
Bojë dhe tharmë:
tharmë të skaduar elektorale…





















