Tregoju vëndin, mos u kurse,
se po u kurseve do të sulen;
si hiena, ujqër të pa fre,
si gjëmba shpirtit do të ngulen.
Bëhu e keqe, mos u kurse,
se kush s’të do, z’do të dojë me zor.
Fajtore hiç ti mos u ndje,
se nuk mban gjithë tufa një këmborë.
Tregohu e ashpër, mos ju kurse,
kujto që veten e mban të ditur,
tregoju vëndin dhe mos i gënje,
se veç të hash, s’të bën të rritur.
Ji e ç’mëndur dhe mos ju kurse!
Kujto që të nënvlerësovi diturinë.
As mos çaj kokë dhe tregoju kush je!
Përdhosja dhe shkelja pasurinë.
Të jesh vetëm, vetes mos ja kurse,
se gradualisht ti po rritesh.
Kërkoje diellin në ditën e re,
që natës së askujt mos ti shitesh.




















