Suplementi Pena Shqiptare/ Vepror Hasani: Gjyshes

713
Sigal

Qave atë ditë që ika në shkollë,
Në një qytet që ishte larg.
Dridhej i malluar zëri yt i hollë,
Nuk e di o bir, a do të shoh prapë?

Qava dhe unë ashtu si ty gjyshe,
Lotët me shkonin rrëke,
Dhe nuk kishte si ndodhte ndryshe,
Fëmijërisë time dashuri i dhe.

Jamë plakë, më thoshe, s’di sa do rroj,
Dhe loti prej syrit të këputej,
Po ti o biri im po deshe më gëzo,
Kur të vish prej andej, hadje me nuse.

Se dua të jem në dasmën tënde,
Të këndoj edhe njëherë si qëmoti,
Pastaj do të shkoj në të tjera vende,
Atje ku të gjithëve na mbledh Zoti.

Dhe vërtetë nuk deshi të vdiste,
Më priti me mall katër vjet.
E gjeta te porta, atje tek më priste,
Pastaj mbylli sytë, u largua përjetë.

Dhe s’e besova kurrë, asnjëherë,
Si u fik ngadalë e pa zë.
I thirra, ngrehu gjyshe edhe njëherë
Se gjumë do të flesh përgjithnjë!

I pikëlluar u ula mbi kryet e saj
Dhe i premtova tek më rridhte loti
Në gëzimet e mia nga qiejt do të zbres
Se leje për ty do vij të marr te Zoti

Dhe prapë m’u kujtua fëmijëria,
Dhe prapë si rrëke m’u derdhen lot,
S’mund ta besoj që jam pa gjyshe
Ajo merak për mua ka dhe sot.