Xhaferri: Kur Samiti i Natos bëhet kurban i Samitit të Arubas!

Nga Besart Xhaferri/

Irani, Irani, Irani, kanë muaj që gjejnë fajin zyrtarët e qeverisë kur duan të sulmojnë protestën dhe opozitën, por në fakt aleati ynë strategjik ka kohë që nuk na flet për rrezikun e Iranit, por ka lëshuar sinjalin SOS për rrezikun që na kanoset nga kartelet e drogës.

NOA

Këto kartele mund të jenë arsyeja kryesore se përse Samiti i NATOS, i parashikuar të mbahej në Shqipëri në 2027, mund të anulohet dhe këtë e thotë dhe media prestigjoze Reuters.

Agjencitë partnere e kanë të qartë situatën në Shqipëri dhe e dinë mirë se Qeveria Rama zgjodhi Samitin e Arubas para Samitit të NATO-s.