Suplementi Pena Shqiptare/ Fabula nga ÇANO NORA

Fabula nga ÇANO NORA

MALI DHE PELLGU

Sigal

Tha pellgu krekosesh kot,

këtë po t’a them në sy.

Më sheh mua,jam i vogël sot,

por të përmbys edhe ty.

 

Mali që kurrë gjoksin s’e rrahu,

dhe atë çast dhe mot për mot.

Dielli kur doli pellgun e thau,

mali? Ai është mal edhe sot.

 

MAJA E ÇATISË

Maja e çatisë në mëngjes herët,

tha:- Mbi të tjerë lartë kam dalë.

Sado që të bëni ju të tjerët,

maja mbetet majë.

U ndjenë  muret pak nga pak:

Të fortë,s’kishin rënë tërë jetën.

Thanë:- Sado që të jini lartë,

edhe majat s’mbahen vetëm.

 

GJINKALLA DHE BILBILI

Nisi që të këndonte një gjinkallë,

për qejf të saj këndonte.

E shihte bilbilin tek vin vërdallë,

dhe tonet e zerit i shtonte.

 

Bilbili t’i thoshte një fjalë deshte,

gjinkallës që hovin la te trau.

S’t’u qasa se kënga jote më pëlqente,

por të të thoshja se veshët shumë m’i vrau.

 

MACJA DHE MIU

Macja ndiqte miun te një vrimë,

por miu hyri në një magazinë.

 

Macja tek rrinte e bënte roje,

u mat sa u mat dhe nxorri prej goje:

 

– Ti sa një mi di,mor i mjerë!

ngado që të dridhesh do vish te kjo derë.

 

Por më kot priste macja e vjetër,

miu hëngri sa hëngri

dhe doli nga një vrimë tjetër.

 

LISI, HARDHIA DHE FERRAT

Sa e panë te një lis hardhinë,

ca ferra e pyetën:

 

– Si u ngjite kaq lartë,mike?!

Edhe ne pranë juve rrimë,

por vetëm gjëmba rrisim ditë pas dite.

 

Hardhia heshti një moment dhe tha:

– S’ju paragjykoj,por ju them atë që di.

 

Ngjitemi me lisin krahë për krahë,

se kemi harmoni.

 

ZOGU DHE BRESHKA

Një zog atje lartë në pemë,

hante ca kokrra të bëra.

Këtu poshtë tha breshka lezetin u kam ndjerë,

kur bien poshtë i ha të tëra.

 

Breshka për qejf një kokërr e zgjedh,

dhe zgjatet që t’a arrijë atë te një plis.

Zogu që nga lartë një glas i hedh

dhe ia bëri kokrrën të gjithë pis.