TI ISHE E VOGËL
Kur të pyetën për babain se ç’punë ka bërë
ti ule kokën, se të erdhi turp.
Doemos, ai punëtor i nderuar ka qenë
Nga fillimi e gjer në fund.
Mos e ul kokën, por në qiell ngrije!
Se babai s’e uli kokën një jetë
Ti ishe e vogël, babain s’e njihje
Në shoqëri ishte i madh, ish planet.
MOS MË BËNI LËVDAT !
Një këshillë e dua e jo një lëvdat
Këshillën, si tortë e dua
siç e dua hënën
kur më vjen për darkë.
Po më doni mua, o njerëz !
Më jepni një këshillë, e jo një lëvdat,
s’e dua të mbetem s’i lumi
që mbetet në shtrat.
Ike Pa Thënë Lamtumirë !
Erdhe dhe ike si një rrymë ere
Më le me shpirt të ngrirë
Në ketë stinë të bukur pranvere
Ike pa thënë “Lamtumirë!”
Nuk e prisja ndarjën tënde kaq shpejt
Ike krejt pa pritur, atë natë vonë
Për asnjë moment nuk gjykove drejt
Nuk luftove fare për dashurin tonë.
Iku ashtu, pa thënë “Lamtumirë!”
Se në shpirt s’e kishte dashurinë.
Dashuria nuk mund të rritet mirë
Kur thellë në zemër rrënjë s’mbijnë






















