Suplementi Pena Shqiptare/ Qazim Shehu: Ky fat i hidhur tok na ra…

233
Sigal

Ky fat i hidhur tok na ra…

sa herë shkruaj poezi.

E di! Do jem më i varfër se ç`jam,

si lemza që s`të le pa teshtirë.

Ajo të mjeron e të përlan.

Unë e di, po të shisja domate

më mirë do qe se të afroja një libër.

Librat në kaushë kthejnë shqiptarët

për fara luledielli dhe kikirikë.

Nga qartësia në terr shkruaj

e shkoj drejt varfërisë,

për t`u ndjerë larg luksit i huaj,

nga padrejtësi e pasurisë…

Po ç`lumturi jep një varg?

Ai vetëm sa skalitet në letër.

Kur një ligjvënës eurot kap

si me magnet të hekurt?

Një herë vendosa do të lë:

mjaft u deshëm bashkë.

Asnjë dobi ti s`më dhe,

po më lë barkthatë…

Dhe të nxora jashtë si fëmijën

ikur nga shtëpia për denim.

Po ti te dera pa lutje rrije

të hyje brenda gjoksit tim.

Ky fat i hidhur tok na ra:

të vuajmë botën e padrejtë.

Paçka se bota borxh na ka!

Ne borxhin s`ia duam asnjëherë.