Suplement Pena Shqiptare/ Martin Cukalla: Zëri nga brenda gurit

607
Sigal

Drita,
Një gjuetar i akuzuar
Për të ardhur në heshtje,
Kurr nuk ka të ardhme.
Është regjistruar vetëm paragrafi i zanfillës
Si kërthizë kurrizi e territ.
Në kutinë e ndryshkut
Kudo egziston
Edhe një e ligë.
Ajo duhet të jetë
Flamuri I tarifës
Për gjuhën që prek brenga.
Dy duart e korbit
shtyjnë karrocën e ditës:
bie dëborë në thelësi të kohës.
fytyra e dritës
e ngrirë brenda gurit, thotë hynin e zotave.
Fshehur
Në drejtimin e pemëve të udhës
dhe në gjakun e erës
është një thirrje e pranverës,
që trillon diçka
për zërin brënda gurit.