Bashkim Hoxha në Festivalin e dramës shqipe në Gjilan

313

Më datë 27 janar 2017, ora 19.00, në Festivalin e dramës shqipe “TALIA E FLAKES” në Gjilan, do të luhet drama “ASKUSHI” , e shkrimtarit të mirënjohur Bashkim Hoxha. Drama me regji të Elios Ibro do të interpretohet nga 10 aktorë. Bashkim Hoxha është shkrimtar shqiptar i lindur në 1954. Ka krijuar disa vepra letrare të njohura mbarë shqiptare dhe për to qyteti i Durrësit me rastin e 50 vjetorit t lindjes së tij i ka dhënë mirënjohjen “Qytetar Nderi” i Durrësit. Nga dora e shkrimtarit Bashkim Hoxha kanë dalë një radhë veprash si :”Heronjtë e Viagrës”, “Romancë në ditën e krimit”, “Lakuriq”, “Ground Zero” ( “Dëshmitari i Shkretëtirës”), “Hotel Ballkan”, “Mbreti i Vesës”, “Mot i keq për dashuri”, “Fjalë të ndyra dashurie”, “Njeriu tjetër”, “Një lolo dhe një mbret”, “Unë dhe Mefistofeli” (dramë), “Ftesë për gjyq”, “Këngë dashurie dhe korba”, “Qyteti pa dashuri”. Hoxha është në kulmin e krijimtarisë së tij dhe një emër, që nuk i mungon asnjëherë publikut. Po ashtu Bashkim Hoxha është i njohur për emisonin e tij të mëngjesit “Koha per t’u zgjuar”, në të cilin komunikon me një pjesë teleshikuesish për probleme në përgjithësi që nga viti 1997. Me 30 qershor 2010 Presidenti i Republikës z. Bamir Topi i akordoi titullin “MJESHTËR I MADH” në një ceremoni ku u dha edhe premiera e komedisë së tij “Udhëtimi pa vizë i një alieni”.