Atje, pak më tej, është ai
Atje, pak më tej, është Ai.
Ndënë këtë qiell,
thellësisht gri.
Një zog i panjohur përplas krahët,
si të lindëte nga gjithë kjo zbrazëti,
që vazhdon të përhapet.
Atje, pak më tej…
Atje është Ai.
S’di a e ndjen, a e sheh?!
Cc’ndodh e cc’bëhet përreth?!
Ndërsa duket se ka humbur kuptimi në gjithcka,
dhe zogu i zbrazëtirës u jep krahëve,
me gjithë fuqinë që ka.
NATË LEDHATARE
Bulkthat e natës,
dhe një tingull i rrallë:
si një ndjenjë e ngrohtë, e pajetuar,
si një ndjenjë e valë.
Zëra yjesh që vijnë që larg,
fllade të freskëta,
që fryjnë rreth e qark
këtë natë ledhatare
të ëmbël, të paqtë,
për t’u dashur më në fund marrëzisht.
për t’u dashur më në fund sado pak.




















