Suplementi Pena Shqiptare/ Shyqyri Fejzo: Triumfi dhe fati i njeriut

Triumfin e njeriut doja të dija
Nuk lashë vend duke kërkuar
Nën hirin e gabimeve të mia
E gjeta aty krejt të mbuluar

Në pasqyrën e vetes i gjeta
U ndjeva i fuqishëm dhe i lire
Ka peripecitë e veta jeta
Me besim do jetojmë mirë

Sigal

S’më thatë për triumfin e fatin
Pyeta hirin e tymin jo pa shpoti
Më shikuan flakur tutje inatin
Ja.Tani e themi:Fati yt je vetë ti.

 

Dështimi

Dihet, i hidhur është çdo dështim

Në jetë kjo provuar nga çdo njeri

Për dështimin faji mbetet jetim

Shfajsimi tij shpesh behet si fëmi

 

Të rrallë kryelartët që e pranojnë

Nuk hidhërohen dhe të dështosh

Disave violinat në kokë këndojnë

Se gjithnjë u dashka që të fitosh

 

Mësimi vjen që nga koha e vjetër
Bindje janë faktet për ty e për mua

Në një mënyrë apo në një tjetër

Dështimi, pasojë e veprimeve të tua.

 

Veprime e fjalë ka edhe me të dredhur

Ngjajnë gjithnjë, e shkojnë si në vaj

Uji dhe fjala janë lehtë për tu derdhur

Ruaji pa u derdhur, se s’mblidhen kollaj.