Ka kaq e kaq kohë
që kemi nisur të dalim nga vetja
hamë ushqime të gënjeshtra
me kemikate dhe hormone
nuk pyesim aspak
që pas tyre fle tmerri
dhe vdekja.
Dhe fundi i trishtë
mbas muzgjesh na përgjon.
Ka kaq e kaq kohë
që tjetër rrjedhë ka jeta
punojmë virtualisht
pushojmë virtualisht
mendojmë virtualisht.
Dashuritë kemi nisur
t’i bëjmë virtuale
me shkronja dhe pa fjalë
biles dhe ajri që thithim
është komplet virtual.
Zot na fal
se s’po kuptoj se ç’po ngjet
tashmë vetëm vdekja
ka mbetur e vërtetë…




















