Në jetën time u përpoqa!
U përpoqa të jem vetvetja.
U përpoqa të mbaj njerëz…
Njerëz me kuptimin e plotë të fjalës;
të jem e drejtë dhe dorën le të ma djegë zjarri!
U përpoqa që midis të gjithash të jem besnike
Mes atyre që dua të jem rreze drite.
Të mos harroj çfarë është dinjiteti,
e pastaj të rrespektoj ashtu si fjalën e tim’eti.
Të jem e drejtë me ndjenjat e mia,
dhe ti them dikujt unë nuk kam të këqia!
U përpoqa shumë që dashurinë ta ruaj!
Me mish dhe me shpirt e vetme ta vuaj.
Mes të bukurave gjithmonë triumfoja.
Shpirti lind i tillë jeton mes përvojash!
U përpoqa që veten ta rruaj ;
Me vitet mësova se duhet vazhduar…
Luftuar dhe dashuruar…
edhe pse të lënduar duhet jetuar!


















