Suplementi Pena Shqiptare/ Elpiola Lluka: Edhe këtë herë

610
Sigal

Edhe këtë herë erdhi vjeshta,

të trokasë në mendimet e mia

Të më njohë me skutat e fshehta,

e kuqërremtë vishet nostalgjia!

 

Edhe këtë herë vjeshta trokiti,

në kraharor, vrullin të japë…

Kujtimet e largëta ajo arriti,

t’i marrë hua dhe kthejë prapë.

 

Edhe sot vjeshta po flet,

me gjuhën e artë në zemrat tona;

Ashtu si dikur, gjethet i tret

në qiell me yje në netët e vona…

 

Cdo shpirt i humbur vjeshtën sjell,

me mengjeset herët, të lagur nga shiu…

Në pemët e zhveshura ngrohtësi përcjell,

trishtimin bën shtegtar të çdo njeriu.