Av. Spartak Ngjela: Politikanët shqiptarë kanë punuar me Athinën për pushtet

356
Sigal

 

“Politikanët shqiptarë kanë shitur interesat kombëtare!”, – ka qenë akuza e avokatit Spartak Ngjela, në një intervistë për çështjen e kufijve detare me Greqinë. Ngjela deklaroi se të gjithë, të gjithë ish-kryeministrat shqiptarë, kanë punuar me Greqinë për të marrë pushtet. Avokati Ngjela iu drejtua dje kryeministrit Rama, njëkohësisht ministër i Jashtëm dhe kryetar i OSBE-së me një këshillë.  “Të gjithë për të marrë pushtetin kanë punuar me Athinën, edhe Nano ka punuar me Athinën, pastaj kanë kthyer brrylin. Rama duhet të ketë kujdes se këtu luhet në interes të madh kombëtar. Nëse ai luan bam këtu, bam atje, kjo shkon në dëm të Shqipërisë. Gjendja është shumë e rëndë. Çdo konflikt midis kundërshtarëve tanë është në favorin tonë”, u shpreh Ngjela, i cili shtoi se: “Greqia ka ndërhyrë në politikën shqiptare, po mua s’më intereson çfarë është bërë më parë, se unë jam shumë pragmatik. Unë them që Rama duhet të jetë shumë i kujdesshëm”.