Me flokët e bardh’
me belin unaz’
fustanin nga pas
dëbora ta zbardh!
Vashëz lozonjare,
me fol pakëz gjat’
se më ngriu bora
Për pak në gjunjë rrash’!
Vashëz sy kaltroshe
kristal pikon mbi tokë!
Zgjatmi pakëz flokët
do të bëj kurorë!
Moj e bukura dheut!
Ç’më le mes në borë.
Ma shtri atë dorë
dimrin të ma ngrohë!
M’u çapitën sytë.
Më zuri belaja.
Afromu e uruar,
se ngriu dynjaja!
Vashëz zëmër ftohtë posi akullnaja!




















