(Burrë ma ke nxirë jetën dhe jetën ta kam nxirë)
Ti ëngjëll i dashur dhe djall i vështirë!
Ke bërë si ke mundur , siç dije më mirë,
por dhe unë s’kam ndenjur si djathi në hirë.
Pa jemi zënë paq si buaj me brirë.
Ma ke grirë shpirtin po dhe ta kam grirë.
Pastaj dy si dy fajtor lotë kemi fshirë,
dhe flinim mish më mish deri në të gdhirë.
Shpesh herë dëshirat i kishim njësoj,
më hyje lëkurës si bleta në hojë.
Po kur inatoseshe më hidhje në lumë,
sa vdisja nga dëshira të t’mbysja në gjumë.
Dhe kur nuk flisnim se gjoja s’u deshëm,
pas armëpushimit të gjitha i zhveshëm!
E ç’farë kemi thënë si përmendëm kurrë,
por si paqe puthjen kemi vënë flamur.
Burrë ma ke nxirë jetën, por dhe ta kam nxirë.
As në tjetrën jetë s’do doja më mirë,
Ne jemi dy aljenë në gjithë këtë hapsirë,
që bëjmë luftë kur duam dhe s’njohim lamtumirë.



















