I heshtur kundron ti liqen dhe sot,
me retë valltare mbi kaltërsi…
Çdo zemër rrëmbeu pasqyrimi jot,
e hapat u njomën bregut me çiltërsi…
Horizontit varkat e drunjta po shoh,
që vozisin lehtas mbi valët e tua…
Rrugën e pulëbardhave më nuk e njoh,
që butësinë prej puplave t’ja u marr hua…
Më tej hedh petkun e dritës perëndimi,
të kuqërremtë vishen krejt vargmalet;
Në thellësi i zhytur qëndron besimi,
me heshtjen e valës që nuk ndalet…




















