Mu kujtua Fshati,
Kur vinim me mall,
I prisnim pushimet,
Si zogu behar.
Mu kujtua Gjyshja,
Që priste në shkall,
Shyqyr që më erdhët,
Zëmra bëhesh mal.
Mu kujtuan njerzit,
Të mir e bujar,
Sa shumë gëzonin,
Na pyesnin me radh.
Mu kujtua Rinia,
Bukuri e rrall,
Vajza edhe djemë,
Shum të dashuruar.
Mu kujtuan fëmijët,
Faqet kuq si molla,
Luanin dhe gëzonin,
Drit si zizëllonja.
Mu kujtuan dasmat,
Kur tundnim dynjanë,
Me këngë e me valle,
Gjith natën zgjuar.
Mu kujtuan mbrëmjet,
Kur mblidhshin të tër,
Sa respekt që kishe,
O moj kohë par.
Vin kujtimet vinë,
Dhe nuk kan të ndal,
Sigurin që kishim,
Ska si kohë par.



















