Hyn e del në zemrën time
Porsi era në çdo stinë.
Ndonjëherë më sjell kujtime
Ndonjëherë, vjen e i fshin !
Unë jam deti, ai det
Që s’të mbyti ty, dikur.
Por të la në breg, të qetë
Zemrën dot s’e bëri gur !
Më the-pa ty s’jetojë një ditë
-Pa ty sekond s’jetoj, të thashë.
E që at’herë , u bë një vit
Sytë e tu më kurrë s’i pashë!
Me premtimin tënd ngarkuar
Udhëtoj të humb gjëkund.
Mijëra ditë të jam larguar
E jo ti nuk bëhesh, fund!
Hyn e del në zemrën time
Si furtuna me furi
E më sjell vetëm kujtime
Nga ato që s’mund të fshi’!






















