Suplementi Pena Shqiptare/ Merita Abazi: Zija Çela në shtëpinë time

550
Sigal

 

Merita Abazi (Tetovë)

Zija Çela, tregimtar, novelist, romancier, emër i një shkrimtari mendjendritur, në vazhdimësi na del me vepra të papërsëritshme, tregime e romane që njëherë lexohen, pastaj ndjehen thellë në shpirt e nuk të lënë të qetë, por të çojnë të mendosh sikur ky shkrimtar  ka qenë këtu, në mesin tonë… Po, unë e shoh edhe ne qytetin tim (Tetovë), me njerëzit e punët e tyre. Dhe në librin më të ri, “Thika pa gjak”, më duket sikur e dëgjoj nga afër klithmën e autorit, kur shkruan: “E ndiej si shkallëve të hierarkisë gjëmon kori servil dhe si njerëzorja nuk ka më vlerë, kur baltë bëhet dinjiteti dhe nderi qenërisht hidhet në erë.”

Dhe ja nje citim tjetër, i cili më vjen shpesh në mend, nga romani “Arkipelagu Spiritus”: “Në një vend ku disa mbjellin e disa vrapojnë për ta ngrënë farën, ka rrezik mos të mbijë asgjë. Por edhe nëse mbin, në krahasim me kallirin plot, boshi e çon kokën më përpjetë”.

I kam lexuar këto libra që shihen në foto. Kaq kam mundur të gjej deri tani. Por dua që në bibliotekën e shtëpisë t’i kem te gjitha librat e Zija Çelës. Dhe kam bindjen se do t’ia dal.