Edhe më i rëndomti
zotëron ndonjë meritë:
Zbuloje,
vërja në dukje,
nxirre në dritë.
Kështu do të fitosh
mirënjohje e dashuri.
Një sjellje si kjo
krijon miqësi.
Inkurajo;
lavdëro miqësisht
çdo përparim
para se të kritikosh dikë
për një gabim.
Thuaj ndonjë të metë
që ke ti vetë.
Kritikën tënde
do ta përballojë më lehtë.
Kjo do të quhej diplomaci
e fituar me edukim.
Si një art plot mirësi
Trajtoje tjetrin ,
si të mençur e të ndershëm
edhe kur nuk i ka këto cilësi.
Vlerësoje
siç e vlerëson ai veten
i ke shtuar vite,
i ke zgjatur jetën.
Çdo urdhër
jepe në formë pyetje.
Merre shtruar
jo me vrap.
gjithë kjo përzemërsi
quhet maturi,
diplomaci e takt.




















