Suplementi Pena Shqiptare/ Mimoza Çobo: Ti lind agime mbështjellë me vesë

Ti grua thyen stuhi me buzëqeshje,

zinxhirë këput,edhe nën lëkurë.

Sigal

Kur mbi ty derdhen ngrica dhe reshje,

bëhesh luaneshë e s’dorëzohesh kurrë.

Prangosur kullës së dëshpërimit,

me fijen zhugë të gënjeshtrës,

lule lotuese vuan prej zhgënjimit,

nën yje ku fle rrezja e shpresës.

Diellin kërkon ,kudo që të jetë,

se ai të jep jetë,ty engjëll grua,

e sigurtë të ecësh tokës së shkretë,

edhe kur zemra ndihet vetmuar.

Jetën e universit mbanë ndër duar,

ëndrrat vërtiten boshtit rreth teje,

ishull’i lirisë vdes e ngjallet gazmuar,

se ti shpesh i përngjan përrenjëve.

Ti je e pakapshme ,si yjet e qiellit,

sytë e tu janë një ëndërr e bukur,

nën hijen e qerpikut fle rrez’ e diellit,

krahët e lodhur shtrin aty çdo flutur.

Se ti je magjike,sot e përgjithmonë,

je kaq e brishtë sa kërkon kujdes,

fronin e botës askush s’ta merr dot,

se ti lind agime drite me vesë.