Tani shkoj më rrallë në fshat,
shumë më rrallë vitet që vinë.
Kjo për dreq nuk quhet fat,
por mosha ka zënë pusinë.
Dhe kur shkoj tepër i heshtur,
buzëqeshja s’më bën shokë,
kostumin e lodhjes veshur
dhe duart i vë në kokë.
Habiten të gjithë me mua
edhe gurët në sokak,
se nuk bëj atë që dua,
po mërzitem pa një shkak.
Keq e më keq e ndjej veten,
në dorë mbaj edhe një shkop,
me sy nuk e dalloj Mbreten,
orjentohem ashtu kot.
Dërrasën e mas me këmbë,
këmbët zvarr e hapat osh,
gjuhën e kafshoj me dhëmbë,
se mos nxjerr ndonjë fjalë bosh.
Tek malorja që ka Qafa,
jap e marr të bëhem djalë,
po ankohem e bëj gafa,
kur tregoj ndonjë përrallë.
Në një cep të këngës ulem,
them të bëhem njësh me të,
aty me dëshirë përulem
edhe ngelsha përgjithnjë.
Të tretem brenda në varg,
si rrëshira në një pishë,
se e ndjej që ndodhem larg,
nga inati kthehem bishë.
Asaj ane të më gjeni,
mbi një gur a një livadh,
me gur varrin të ma bëni,
a rrethuar me një gardh.
Unë me shpirt çdo orë atje,
tek një prag a tek një krua,
puthem lehtë me çdo rrufe,
bubullimat i marr hua.
Në Limar do jem përherë,
për këtë jam shumë i bindur,
se atje ka veç pranverë
dhe kur rrugët të jenë thinjur.
Se atje më pret dikush,
që për mua quhet Zot,
sa herë shkoj sytë plot i mbush,
dhe zemra më pikon lot.
Të gjitha i gjej atje
dhe vetja më duket mbret,
Guri më thotë Riza Be,
dhe çdo fletë më përshëndet.
Riza Çato
Jetë o jetë
(Gurra e Prodanit)
1-Jetë o jetë e shtrenjta jetë,
po te them një të vërtetë.
Pak nga pak po plakem fare,
s’më ke më për këngë e valle.
2-Sa të desha moj e shkretë,
dhe më shumë se veten vetë.
Natë e ditë vetëm punova,
plagët e jetës shërova.
3-Tani dergjem brinjë më brinjë,
shikoj lulet se si mbijnë.
Si thahen e si veniten,
njëlloj si mua zvarriten.
4-Po aspak nuk të kam sharë,
të kam skalitur mbi ballë.
Kthyer rrudhat në ugarë,
sa më thotë bota ç’ka ngjarë.
5-Jetë o jetë s’më përkëdhele,
rrebeshet mbi supe derdhe.
Po aspak s’më ha meraku,
se askush me zor s’më plaku.



















