Suplementi Pena Shqiptare/ Armenida Qyqja: Në dritën e syve të tu…

7
Sigal

Sytë e tu më mbështjellin me dritën e tyre
dhe aura ime rritet sa nuk e nxë dhoma!
Muret standarte që ndërton bota
për të kufizuar qënien, ditë pas dite…

Ja, e morën krisjen, ra tulla e parë!
Dhe ajri mbush me liri mushkëritë e mia,
si dikur në ditët e mia më të mira,
kur nuk dija ç’ishte zhgënjimi e as dhimbja…

Sytë e t’u vazhdojnë të më mbajnë
me po atë intensitet në dritën e tyre,
sepse dashuria e vërtetë
nuk di të lodhet e as të mërzitet…